3 Janar 2023, 09:24

Java e parë e vitit, Meri nuk i jep 5 yje asnjë shenje

XING

Java e parë e vitit, Meri nuk i jep 5 yje asnjë shenje

Dashi- 3 Yje. Do jenë në një javë të fuqishme për familjen. Çështjet personale dhe familjare do të kundërshtohen, por familjes duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe sepse kemi hënën e plotë në gaforre.

Demi- 1 Yll. Është një nga shenjat që nuk do e ndiejnë mirë fillimin e vitit, por mos të mërziten sepse energjinë do e kenë brenda dhe do përgatiten për mirë për në pranverë, por për momentin do jenë pak më të mbyllur.

Binjakët- 2 Yje. Do merren shumë me çështjet sociale, me shoqëri dhe flirtet, por nuk do lejohen  nga disa praktika të shkojnë atje ku duan. Do merren me paraqitjen e tyre në shoqëri.

Gaforrja-3 Yje. Hëna e plotë është në shenjën e tyre. Do përgatiten për karrierë për gjëra të rëndësishme në jetën personale, por mbi të gjitha familja do jetë edhe për gaforret tendencë e kësaj jave.

Luani- 3 Yje. Do merren shumë me bashkëshorten apo bashkëshortin. Kjo do  jetë java që do i japim vëmendje, ose do detyrohen ti japin partnerit në çift, tha Meri e ftuar tek "Rudina".

Virgjëresha- 3 Yje. Do kenë sukses të madh në punë, do jetë periudha që do japi direkt ngjyrimin ekonomik.

Peshorja- 4 Yje. Java e parë i gjen mirë, do kenë fejesa martesa, mblesëri.

Akrepi- 4 Yje. Do kalojnë shkëlqyer në shtëpi në familje, do vendosin për bashkëjetesë, ose për një takim shumë romantik.

Shigjetarët- 3 Yje. E fillojnë vitin me shumë energji, por nga që do kenë dhënë shumë energji, ndoshta nuk po e japin direkt këtë bumin, ose do kenë harxhuar shumë para dhe nuk do jenë në formë për fillimin e vitit.

Bricjapi- 1 Yll. Do merren me çështje familje, do jenë gjithmonë të fokusuar aty. Do duan të bëjnë shtëpi, të bëjnë një biznes familjar. Por do mendohen gjatë për këtë.

Ujori- 3 Yje. Afërdita  në shenjën e tyre do bëjë mrekulli, me gjëra që nuk duan të jenë shumë të afërta me ta.  Me Afërditën në shenjën e tyre,  do bien në sy, do kenë sharm dhe do bëjnë “show”.

Peshqit- 4 Yje. Do merren shumë me ekonominë, po të lozin “leku te  byreku” do kenë fat.