15 Janar 2024, 13:46

Ndryshime, tradhti, ngjarje, astrologia paralajmëron këto shenja horoskopi për javën

XING

Ndryshime, tradhti, ngjarje, astrologia paralajmëron këto shenja

Më 21 janar Plutoni do të hyjë në Pluton duke filluar një epokë të re. Sipas shpjegimit të astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogerit, do ta ndiejmë ndikimin e tij në biseda e situata. Kalimi i Plutonit shënon fillimin e një epoke 20-vjeçare të qëndrimit në Ujor.

Astrologia thekson se sfera financiare do të jetë fokusi kryesor me të cilin duhet të tregohemi të kujdesshëm. Pritet që në këtë periudhë të mos mungojë erosi, por do të ketë edhe tradhti e dëshpërim. Shenjat Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap nisin të çlirohen nga problemet.

Chrysanthi Kalogeri: Në datën 18, një ditë shumë e mirë për të marrë vendime, për të patur mendime të qarta, për biseda, për kontakte të cilat do të jenë në baza të forta dhe mund të realizojmë ato që dëshirojmë. Njëkohësisht, ditë shumë e mirë për organizim. Në datën 19, kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Situata do të jetë erotike, por njëkohësisht zhgënjyese dhe me dallgë dëshpërimi ose tradhti. Kujdes të premten dhe në lëvizjet financiare që do të bëjmë. Nëse duhet të bëjmë një iniciativë të madhe, shmangeni atë ditë dhe lëreni për javën që vjen. Në datën 20-21 janë dy ditë ku kërkohet strategji për të arritur ato që duam të realizojmë. Duhet të shohim qëllimet e njerëzve që na afrohen se mund të mos jenë shumë të pastra dhe gjithnjë në ato ditë do të kemi tendenca për kontroll ose disa ngjarje që mund të mos jenë shumë të këndshme të cilat do t’i përjetojmë, ato ditë do dalin në pah ngjarje që do jenë pak më të errëta ose do kenë hakmarrjen, kontrollin, një mllef të akumuluar, ngjarje me qëllime të caktuara.

Dashi – Është një javë shumë e mirë për të përfituar në sferën ekonomike, pë të patur realizime në sferën profesionale, madje ndoshta mund të bëni një fillim të ri në të nën ndikimin e hënës së re të javës së kaluar dhe kjo javë do ju sjellë të ardhura ose biseda që do favorizojnë ëndrrat tuaja. Kujdes në fund të javës në ndonjë udhëtim që mund të organizoni, çështje ligjore që mund të keni dhe në biseda intime.

Demi – Një periudhë shumë e mirë për ju, me plane për lëvizje që mund të bëni jashtë shtetit, studime dhe këto ndoshta filluan që javën e kaluar, por tani mund të lulëzojnë më mirë. Përfitoni nga kjo javë për të bërë një udhëtim për të realizuar gjërat me gjithë temat që thashë. Njëkohësisht do të kemi mbështetjen e të dashurve tuaj në realizimin e qëllimeve. Në fund të javës, të premten kujdes në sferën financiare, në shpenzime ose në keqkuptimet me dikë nga rrjeti miqësor dhe nëse prisni një mbështetje prej andej, nuk do të realizohet. Periudhë shumë e mirë për të përforcuar disa nga zhvillimet që filluan në 2023 dhe tani do të shkoni akoma më përpara. Deri në maj është periudhë zhvillimi dhe suksesi për ju.

Binjakët – Fillimi i javës, deri në datë 18 ju premton mbështetje në sferën profesionale por edhe mund të kërkoni rritje rroge, ndihmë ekonomike nga njerëz që janë më lart se ju, nga prindërit, eprorët dhe mund të keni edhe një ekstra, jo domosdoshmërisht nga puna. Kujdes në marrëdhëniet tuaja  profesionale, jini të disiplinuar sepse ka nejrëz që duan t’ju vjedhin lavdinë ose t’ju bëjnë të gjendeni të ekspozuar. Kujdes me veprimet të premten sepse edhe nëse nuk ekspozoheni atë ditë, mund të ndodhë më vonë. Të lindurit në ditën e parë të shenjës fillojnë një ndryshim rrënjësor që është për të mirë, edhe pse mund të kalojnë në disa vështirësi.

Gaforrja – Një periudhë shumë e mirë për ju, për bashkëpunimet, marrëëdhëniet personale e profesionale ndërsa për ju që jeni në këto raporte mund t’i përforconi më shumë dhe të bëni biseda serioze ku do të gjeni mbështetjen e bashkëpunëtorëve, bashkëshortëve në realizimin e qëllimeve që keni. Njëkohësisht, mund të realizoni një udhëtim me të dashurit tuaj ku do të kaloni bukur. Më të kujdesshëm në sferën profesionale, mos i bëni bisht punës që të kaloni bukur, evitoni gabimet dhe kujdesuni për shëndetin. Të lindurit në ditën e fundit të shenjës të jenë më të kujdesshëm në marrëdhëniet me bashkëshortin në fund të javës dhe nëse do të paraqiten probleme që janë jashtë kontrollit tuaj, trajtojini me qetësi.

Luani – Është një periudhë ku jei të fokusuar në punë dhe dueht të jeni, veçanërisht ju që keni punën dhe biznesin tuaj. Paralelisht me punë ku do të jeni shumë të ngarkuar, do të gjeni kohën që të argëtoni, kaloni bukur, udhëtoni dhe dashuroni. Kujdes në takimet që mund të keni në datën 19 sepse mund të idealizoni personin ose të zhgënjeheni. Gjithsesi mund të kaloni bukur dhe të thoni ajo ishte e gjitha. Nëse do të bëni një investim ose të shpenzoni disa para për fëmijët, mos e teproni dhe mos merrni vendime. Kujdes në punë, jetën e përditshme, lëvizjet që do të bëni në fund të javës.

Virgjëresha – Periudhë shumë e mirë, erotike dhe krijuese. Është një periudhë shumë e mirë për të ardhmen, për punën dhe kjo ju intereson sepse jeni njerëz të punës, por mund të merrni suksese dhe të keni zhvillime pozitive dhe për fëmijët. Të lindurit në fund të shenjës, në dy ditët e fundit mund të gjendeni edhe në një periudhë fertiliteti. Periudha favorizon bashkëpunimet, marrëdhëniet personale dhe profesionale, sidomos në datën 18 dhe këto kanë të bëjnë me të ardhmen, studimet, një udhëtim që do të bëni por mund të merrni vendime serioze për jetën personale ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, të vendosni për ta kurorëzuar me sukses një marrëdhënie. Jini shumë të kujdesshëm ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, në zhgënjime që mund të keni, marrëdhënie personale ose profesionale që mund t’ju prishin psikologjinë. Kujdes në zgjedhjet që do të bëni në bashkëpunime dhe marrëdhënie.

Peshorja – Është një periudhë ku mund të fokusoheni në shtëpinë, familjen, anën e brendshme psikologjike, të gjeni një mbështetje ekonomike për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë ose thjesht të merrni një mbështetje nga të tjerët ose familja. Kjo mbështetje mund të ndryshojë jetën tuaj të përditshme dhe të përmirësojë kushtet e punës ku në jetën e përditshme dhe ambientin profesional, sidomos nëse keni një punë të varur, do të keni pengesa, duhet të jeni shumë të disiplinuar, të ngrini barrën e përgjegjësisë, por tani është momenti që t’i zgjidhni në favorin tuaj. Në fund të javës, veçanërisht në datën 19 kujdes me lëvizjet, takimet që mund të keni me njerëzit, të bëni zgjedhjen e duhur dhe më të kujdesshëm në problemet familjare, trajtojini me qetësi ju të lindurit në ditën e fundit të shenjës.

Akrepi – Jeni në një periudhë ku keni parë përfitime ekonomike, por kishit edhe disa pengesa, zhgënjime, gjërat nuk shkuan siç i prisnit. Duhet të vazhdoni të jeni akoma në sferën ekonomike,  veçanërisht të premten mos investoni, mos shpenzoni thjesht për të kaluar bukur ndërkohë që është momenti që të promovoni punën tuaj, të bëni sa më shumë kontakte e biseda, por kryesisht takime kokë më kokë me qëllim që të promovoni punën, synimet tuaja dhe këto kanë të bëjnë me realizimin e një projekti, investimet tuaja dhe një bashkëpunim që do të jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë të ardhura financiare shumë  të mira. Kujdes në fund të javës, nuk është nevoja të kontrolloni të tjerët, nuk është nevoja të ushtroni forcën tuaj dhe trajtojini gjërat më me qetësi se sa herët e tjera, sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Të lindurit në ditët e para të shenjës kalojnë e futen në një ndryshim rrënjësor.

Shigjetari – Është një periudhë shumë e mirë për sferën financiare, për të ardhurat, ekonominë madje kjo javë do të sjellë të ardhura nga puna që mund t’i investoni sërish në punë ose të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj ose thjesht të ndiheni mirë sepse përpjekjet realizojnë qëllimin tuaj. Klima është erotike edhe për ju, do të ndiheni të dashuruar dhe ndoshta në fund të javës do të përjetoni momente më romantike që ndoshta nuk do të kenë vazhdimësinë e duhur. Ekziston mundësia që të idealizoni gjërat ose të zhgënjeheni. Kujdes në marrëdhëniet me familjarët në fund të javës, në biseda që mund të bëni për çështje ekonomike.

Bricjapi – Është një periudhë shumë dinamike, mund të organizoni, veproni por mos nxitoni. Kjo javë, në pjesën e parë të saj deri në datën 18, mund të bëni fillimet e reja që nisën kur ishte një hënë e re shumë e mirë për ju, me perspektiva dhe organizim shumë të mirë që do të ketë vazhdueshmëri dhe realizime, por kërkon edhe strategji. Është momenti të njihni një person ku mund të krijoni një lidhje personale, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, të keni një takim që mund të shkojë në një lidhje serioze. Një periudhë shumë e mirë për kontakte e bsieda kokë më kokë që do të çojnë në realizimin e projekteve tuaja, e planeve dhe më në fund po çliroheni edhe nga prania e Plutonit që keni kaluar që në 2008-ën vështirësi dhe keni ardhur në një pjesë të errët të vetes tuaj. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës në fund të javës dhe që në datën 21 të këtij muaji, për 20 vitet në vazhdim kujdes në sferën ekonomike, veproni me mend e organizim sepse mund të gjendeni me shumë para, por edhe në zero. Edhe ata që kanë ashendentin Bricjap, fokus në sferën financiare, çdo lëvizje të jetë e menduar dhe e kontrolluar.

Ujori – Kalimi i Plutonit në Ujor është e reja e javës, vitit dhe muajit kështu që këtej e tutje për 20 vjet ndikohen të lindurit në ditën e parë dhe të dytë të shenjës që do të kenë një ndryshim rrënjësor të jetës së tyre, mund të martohen, të bëjnë një ndryshim në punën e tyre, mund të ndryshojnë vende, të kalojnë disa vështirësi përmes të cilës do të shikojnë të vërtetën. Ky ndryshim nuk do të jetë shumë i lehtë, do të jetë përmes pengesave e vështirësive. Kjo javë premton ndihmë e mbështetje në sferën ekonomike, biseda e bashkëpunime për të zgjidhur një çështje prone, çështje familjare që është e lidhur me sferën ekonomike. Këto biseda mbajini në intimitet, nuk është nevoja t’i dinë të tjerët derisa të shihni realizimin e plotë të tyre. Në fund të javës, jini shumë të kujdesshëm në biseda ekonomike që mund të bëni me njerëz nga rrjeti juaj social ose një bsiedë për një investim me një mik, një shok ose thjesht të bëni investime për realizimin e një qëllimi tuajin. Mendojeni mirë nga fillimi i javës që vjen dhe më pas vendosni ose mund ta keni menduar, por mos veproni në fund të javës.

Peshqit – Është një periudhë ku jeni shumë socialë, takoni njerëz e miq. Këto takime e biseda që bëni duhet të kenë zhvillimin dhe realizimin e qëllimeve dhe projekteve tuaja. Miq të rrethit të ngushtë do ju japin ndihmën e duhur në një përgjegjësi që duhet të ngrini ose në një iniciativë që ka një përgjegjësi më të madhe, do të keni mbështetjen e tyre, ndoshta edhe materiale. Kujdes në sferën profesionale. Në këto momente keni simpatinë e njerëzve në rrjetin social e profesional, por nëse do të merrni diçka, bëjeni me çiltërsi dhe jo metoda të tjera. Mund të ëndërroni por duhet të vini sa më afër realitetit në fund të javës. Nëse nuk do ta bëni ju, do ta bëjë realiteti në vijim.

Burimi: tvklan.al