11 Tetor 2022, 00:25

Në ndikimin e Hënës së Plotë, Meri zbulon shenjat më me fat për këtë javë

XING

Në ndikimin e Hënës së Plotë, Meri zbulon shenjat

E ftuar si çdo të hënë te “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e javës, si dhe ka ndarë yjet për çdo shenjë. Mesa duket kjo javë nuk do jetë e mirë për shenjat që kërkojnë romancë, pasi sipas saj hëna në Dash nuk e premton këtë.

Dashi– 3 yje. Hëna e plotë në Dash i plotëson një cikël të jetës, mbaroi një cikël pune do fillojë një i ri duhet të kenë kujdes në çështjet erotike dhe ekonomike. Në qoftë se ndihen të dhunuar ose të lodhur është momenti t’i japin fund një cikli dhe të fillojnë etapën e një cikli të ri.

Demi- 2 yje.  Hëna e plotë në Dash nuk është pozitive për demët, mund të jenë meditues, krijues, mund të bëjnë pushime të hatashme, por nuk është e mirë në lidhje me shëndetin dhe punën. Prapaskenat dhe mendimet e fshehta duhet ti menaxhojnë mirë.

Binjakët– 4 yje. Hëna shumë e shndritshme për Binjakët, se Dashin e kanë në jetën sociale të marrëdhënieve me të tjerët, të ideve të miqësive të dashurive. Bëjnë ç’bëjnë marrin një vështrim të bukur, adhurojnë, flirtojnë, edhe pse hëna në Dash është më shumë luftarake se erotike. Binjakët do përmbushin disa nga synimet e tyre.

Gaforrja- 3 yje. Është një nga shenjat kardinale me karrierën, diçka ndriçon shumë fort aty. Por është fundi i një cikli të rëndësishëm në lidhje me karrierën, kjo do i penalizoj pak me familjen. Përfundojnë në punë me shumë sukses dhe hapin flatrat për punë të tjera të rëndësishme. Duhet të kenë kujdes se do ketë përballje, inate dhe kundërshtime, se është hënë marsiane, shumë luftarake.

Luani– 4 yje. Komunikime me jashtë, kualifikime, jeta u shpalos një dritë që të shikojnë në natën e errët, ose në çdo lloj nate, kështu që luanët kanë fatin të kenë një projektor në dorë si hëna, kjo do i bëj edhe krijues

Virgjëresha– 2 yje. Duan të plotësohen shpirtërisht, plotësohen shumë shpejt dhe u duket se mbaruan një cikël marrëdhëniesh e bashkëpunimesh dhe u duhet të futen në një ritëm të ri. Është shpejtësia e një plotësimi të një dëshire që nuk i lë ta plotësojnë në gjithë madhështinë vet gjënë, por është një moment shumë i mirë ekonomik kështu që shumë virgjëreshë mund të kenë një moment shumë të rëndësishëm në jetën e tyre për sa i takon jetës ekonomike.

Peshorja– 4 yje. Ka përballë hënën e plotë. Një partner shumë i fortë i kërkon bashkëpunime, por kërkon ti japi didaktikën e vet. Kështu që peshoret mund të marrin më shumë zjarr dhe energji në këtë periudhë. Mund të mbarojnë një marrëdhënie që nuk u leverdis, për t’u futur në një marrëdhënie të re.

Akrepi-3 yje. Akrepi tre yje sepse hëna e  plotë i kap në lidhje me punën që do të thotë  se puna e tyre  do bëhet shumë e këndshme, do kenë shumë ide, por u duhet një punë me shumë vitalitet. Është një moment që do marrin nisma të rëndësishme në punën e tyre, por kujdes me  shëndetin

Shigjetari– 2 yje. Shigjetari e ka te çështjet erotike, të gjithë duan luftë shigjetari do dashuri. Hëna në Dash nuk ka të bëjë fare me erotizmin.

Bricjapi– 1 yll. Kujdes me çështjet familjare, debatet familjare.

Ujori– 3 yje. Kanë shumë ide, kontakte të rëndësishme, një njeri shumë i rëndësishëm do futet në jetën e tyre. Do bëjnë një udhëtim të paparë.

Peshqit-4 yje. Në anën ekonomike do plotësojnë një dëshirë shumë të madhe. Nuk është momenti për të investuar apo për të debatuar në çështjet ekonomike.