Horrible / Young girl drags girlfriend to ride on train track (Video)
E tmerrshme/ I riu tërheq zvarrë të dashurën për ta hedhur tek shinat e trenit (Video)

Pamje të tmerrshme janë publikuar të momentit kur një djalë adoleshent u përpoq të hidhte të dashurën e tij para një treni. Incidenti tronditës u kap në kamerën e stacionit Elizabeth South në veri të Adelaide. Lucas Gary Narkle, 19 vjeç, tërhoqi zvarrë të dashurën e tij, 14 vjeç, drejt trenit që po afrohej. Në video tregohet momenti i tmerrshëm kur Lucas kapi të dashurën e tij nga stoli dhe e tërhoqi atë drejt shinave të trenit. Vajza e re shihet duke bërë rezistencë.
Pas përpjekjes së tij të dështuar, 19-vjeçari përpiqet përsëri, këtë herë ulur pranë saj, duke e rrëzuar atë në një vend tjetër. Sapo një tjetër tren i afrohet platformës, Narkle e çon vajzën nga vendi dhe përsëri e tërheq atë shpejt në buzë të platformës.
Në një përpjekje të fundit për ta shtyrë përpara trenit, vajza e re vazhdon të rezistojë dhe të dy bien në tokë. Narkle doli të mërkurën para Gjykatës së Distriktit të Australisë Jugore.