How did the 8-killing in Vlora / From the chicken poison to today's massacre
Si ndodhi vrasja e 8-fishtë në Vlorë/ Nga sherri për pulat tek masakra e sotme

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme ku Ridvan Zykaj ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij, ka tronditur opinionin publik. Gjithçka ka nisur vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti. 24-vjeçari vendosi të hakmerrej sot duke shuar dy familje pas shumë debatave gjatë kësaj kohe. Ditën e sotme Ridvani kishte qenë në një drekë bashkë me familjen e tij, tek një kushëriri, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimi. Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit kur 25-vjeçari është ngritur nga dreka dhe ka shkuar për në shtëpi. Ai ka marrë kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur. Pas tij ka vrarë edhe gruan e tij, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Pasi ka dalë nga banesa e parë, Ridvani ka shkuar tek banesa ngjitur dhe ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç.
Burimi: Balkanweb
VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zyka (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)