How will I expect her to marry her? Blendi Fevziu talks about his first girlfriend
Si do e pres bashkëshortja këtë gjë? Blendi Fevziu flet për të dashurën e tij të parë

Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion" Blendi Fevziu është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Siç dihet Blendi është baba i dy vajzave Mishel dhe Alis dhe së fundmi ka treguar se në fakt më shumë kohë shpenzon me vajzën e vogël sesa me të madhen.
Ditën e djeshme moderatori ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’ ku përveç pushimeve ka folur dhe për dashurinë e tij të parë. Ndërkohë që të gjithë mendonin se ishte bashkëshortja e tij Ines, Blendi ka zbuluar se ka qenë një shoqe klase.
“Jo, nuk ka qenë Inesi. Unë jam dashuruar për herë të parë në vitin e dytë të gjimnazit. Isha i dashuruar me shoqen e klasës, që tani më duket qesharake. Ishte nga ato dashuritë që gëzoje kur pas gjashtë muajsh i prekje dorën dhe emocionoheshe pafund” – tregoi Blendi Fevziu për “Pushime on Top”.