Hoxha closes the mosque, leaves believers out on the day of Kurban Bajram
Hoxha mbyll xhaminë, i lë besimtarët jashtë në ditën e Kurban Bajramit

XING
Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin dhe shumë prej tyre janë nisur në orët e para të mëngjesit për tu falur në xhami. Mirëpo, një ngjarje jo fort e këndshme ka ndodhur në xhaminë e fshatit Golaj në Has.
Besmtarët kanë mbetur jashtë dyerve të xhamisë dhe kanë raportuar për 'Joq' me një mesazh dhe foto të situatës delikate.
"Mirëmëngjesi JOQ! Ju lutem publikojini këto foto që t’i shohë i gjithë komuniteti mysliman shqiptar, se si pleq e të rinj po presin të falen për Bajram dhe nuk erdhi asnjë hoxhë. Jemi në fshatin Golaj, Has dhe përveçse nuk erdhi asnjë hoxhë edhe dera është e mbyllur me dry.”