1 Gusht 2018, 22:24

I got her husband, your favorite actress gets ready for the wedding

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për dasmë

XING

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për

E njohur si "Hajat" nga seriali "Dashuria nuk njeh fjalë" dhe si "Hazall" nga "Perla e zezë", aktorja Hande Erçel tashmë ka marrë famë të madhe edhe jashtë kufijve të Turqisë dhe është ndër më të preferuarat e publikut. 24-vjeçarja është shumë e komentuar për jetën private e sidomos së fundmi për lidhjen me këngëtarin Murat Dalkiliç.

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për

Hande dhe Murat u fotografuan vetëm 2 muaj pasi këngëtari i dha fund martesës me aktoren Merve Bolugur, e njohur si "Zejnep" nga seriali "Kuzey Guney", roli që e bëri të famshme në Shqipëri.

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për

Hande dhe Murat tanimë e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, nuk i fshihen më paparacëve e madje kanë filluar edhe të japin deklarata për njëri-tjetrin. Aktorja është ndaluar sot nga gazetarët teksa dilte nga një restorant me motrën e saj.

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për

Hande u shpreh se po përgatitet për dasmën e motrës. Ndërkohë e pyetur për lidhjen me Muratin, aktorja u shpreh se lidhja po shkon mirë dhe ja kaluan shumë mirë me pushime.

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për

Ndërsa këngëtari është shprehur se mendon edhe martesën me Handen. "Sigurisht që dua të martohem dhe të krijoj një familje. Martesa është një mision që i mban njerëzit në jetë", është shprehur Murat.

I mori burrin tjetrës, aktorja juaj e preferuar bëhet gati për