19 Qershor 2023, 11:51

'I lived this day as I had dreamed', Arbana speaks for the first time about the wedding

‘E jetova këtë ditë siç e kisha ëndërruar’, Arbana flet për herë të parë për dasmën

XING

‘E jetova këtë ditë siç e kisha

Arbana Osmani ka folur për herë të parë pas dasmës së saj me Eduart Grishajn, e cila u zhvillua të shtunën në Toskana të Italisë, larg vëmendjes së mediave e publikut.

Çifti u treguan shumë të rezervuar dhe të ftuarve u ishte kërkuar të mos publikonin asgjë në rrjetet sociale.

“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë dhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, ka shkruar Arbana në rrjete sociale.

‘E jetova këtë ditë siç e kisha