I paid for the student scholarship, Ezel's actress is shocked by what happens to her
I pagoi bursën studentes, aktorja e 'Ezel' shokohet nga ajo që i ndodh

XING
Aktorja e "Ezel", Berrak Tuzunataç është shumë e njohur falë rolit në këtë serial e shumë të tjerëve si "Fundi", "Sulltani i madhërishëm", etj. 33-vjeçarja ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave turke me publikimin e disa mesazheve të saj me një fanse.
Këtë të fundit, aktorja e ndihmonte për më shumë se një vit duke i dhënë bursë por pasi ka marrë edhe muajin gusht, ajo e ka bërë bllok. Berrak ka publikuar bisedat ku studentja i kujton t'i hedhë bursën ndërsa aktorja i përgjigjet çdo herë "T'i dërgova".
"Studenti që ndihmoja prej më shumë se një viti për të studiuar, mori muajin e fundit dhe më bëri bllok. Sinqerisht i jam mirënjohëse se më dha një mësim për jetën. Shpresoj", shkruan aktorja në Twitter.