17 Gusht 2018, 19:06

I slipped the foot and dropped into the water, drowning the 11-year-old in Gramsh

I rrëshkiti këmba dhe ra në ujë, mbytet 11-vjeçarja në Gramsh

XING

I rrëshkiti këmba dhe ra në ujë, mbytet 11-vjeçarja

Një vajzë 11-vjeçare është mbytur ditën e sotme në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në Gramsh ku ra aksidentalisht. Burime për "Report TV" raportojnë se 11-vjeçarja ishte nën shoqërinë e  të atit në momentin që i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë.

Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të 11-vjeçares teksa në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Njoftimi i Policisë – Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë, A. T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.