29 Qershor 2023, 23:21

'I thought I was going to faint', the Albanian soprano receives a marriage proposal in the middle of the stage in France

'Mendoja se do më binte të fikët', sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës në Francë

XING

'Mendoja se do më binte të fikët', sopranoja shqiptare

Enkeleda Kamani dha një intervistë për emisionin "Rudina" pasditen e sotme. Ajo foli për rolin e Violetës në “La Traviata” dhe premierën e parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë.

Pas premierës, partneri i saj Davidi iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj. Gjatë intervistës sopranoja tregoi për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

Enkeleda Kamani: Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët,  sinqerisht.

Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.Enkeleda Kamani: Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time.

Burimi: Abc News