16 Qershor 2023, 20:25

'I was asked to become an MP', Robert Ndrenika reveals why he gave up politics: They told me to apologize for...

'Më lutën të bëhesha deputet', Robert Ndrenika zbulon pse hoqi dorë nga politika: Më thanë kërko falje që...

XING

'Më lutën të bëhesha deputet', Robert Ndrenika

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka dhënë si rrallëherë një intervistë ku ka bërë një rrëfim publik për jetën e tij. Ai ka qenë i ftuar në "Zë me Mirën", podcast nga Mira Kazhani. Mes të tjerash ai ka folur për përfshirjen në politikë në vitet '90 kur u bë deputet.

'Më lutën të bëhesha deputet', Robert Ndrenika

"Po me ta thënë moj Mira Kazhani që erdhën më lutën të bëhem deputet? Në fillim thashë… pastaj jo ky, jo ai, jo gruaja, jo shoku, bëhu, bëhu", ka thënë aktori, teksa ka shtuar se ai nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike: Asnjë ditë. Asnjë orë. Madje më thoshin: Pse nuk bëhesh anëtar? Kam alergji nga fjala parti, u thosha. Këtë përgjigje jepja. Përveç Ligjit të Kinemasë, nuk u mora fare. Deputeti në radhë të parë është ligjvënës. Nuk u mora shumë se kishte shumë, shumë ligjvënësa më të mirë se unë rreth e rrotull. Sidomos për çështjet ekonomike që kishin rëndësi për momentin. Por dhashë një kontribut shumë të madh në zonën time elektorale. Në fshatrat e Elbasanit. Elbasani më kërkoi, se më njihte meqë kisha punuar dikur atje. Dhashë një kontribut që edhe sot e kësaj dite kujtohem për mirë. Ngaqë kisha njohje në Tiranë, edhe vinin, jo spitali, jo ambulanca, dhashë një kontribut…

'Më lutën të bëhesha deputet', Robert Ndrenika

Më tej Ndrenika ka zbuluar se përse hoqi dorë nga politika. Ai tha se e kishin hequr pasi "nuk kishte kërkuar falje që kishte luajtur Qazim Mulletin".

"Mbaroi 4-vjeçari i parë i deputetit. Më vjen Aleksandër Meksi, ishte kryeministër, e më thotë: Zona të kërkon të vazhdosh dhe do jesh prapë deputet. Ishte e vërtetë kjo dhe unë si me thënë u vura në pozitë që do jem prapë deputet. Marr vesh në momentin e fundit, më kishin hequr. Në fakt u bëra keq, jo se kisha ndonjë… Shyqyr që nuk u bëra. Se ai parlament vetëm një vit. Ndodhën ato katrahurat që ndodhën. Vetëm një vit jetoi ai parlament. Lavdi Zotit që nuk u bëra. Po marr vesh nga ata të Elbasanit, nga njerëz seriozë, që një i madh i PD-së këtu kishte thënë: “Atë do bëni prapë deputet që s`ka ardhur të kërkojë falje tek Partia Demokratike, që ka luajtur Qazim Mulletin”. Domethënë unë duhet të vija t`i thosha Partisë Demokratike: Më falni që kam lozur Qazim Mulletin! Në një kohë që unë Qazim Mulletin e kisha intepretuar për mbijetesë. Se nuk më pranonin në Tiranë. Unë kam hyrë gjatë provave i kam kërkuar ndjesë pastë, Piro Manit, më jep një provë, i thashë, edhe u futa në prova e mbeta. Kështu e kam marrë Qazim Mulletin, prefektin e famshëm. Dhe unë u dashka t`i kërkoja falje PD-së që kisha luajtur… në një kohë që atje në PD kishte nga ata që kishin edhe sekretarë partie dhe qenësor, etj, etj. Se në PD kishte lloj lloj njerëzish. Kishte edhe nga ata që kishin bërë 25 vjet burg, edhe të Partisë së Punës kishte atje. Në atë kohë jam bërë keq, me thënë të vërtetën", ka rrëfyer aktori.

'Më lutën të bëhesha deputet', Robert Ndrenika