22 Qershor 2023, 09:33

I was 'massacred' on the network after the 'provocative' video in the church, reacts Arjola Demiri

U 'masakrua' në rrjet pas videos 'provokuese' në kishë, reagon Arjola Demiri

XING

U 'masakrua' në rrjet pas videos 'provokuese' në

Nje video e publikuar nga Arjola Demiri ka ngjallur shumë diskutime në rrjet dhe aktorja po “masakrohet” në komente. Në videon në fjalë ajo shfaqet duke kërcyer këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit në një kishë.

Ndjekësit e kanë cilësuar videon e saj si të neveritshme, pa asnjë etikë dhe si përdhosje e një vendi të shenjtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjola Demiri (@arjolademiri)

Arjola i ka lexuar komentet dhe ka kthyer një përgjigje publike duke sqaruar se në atë kishë është mbajtur aktiviteti “Albanian roots” dhe kanë kërcyer e kënduar rreth 300 të ftuar shqiptarë.

"Për të gjithë këto moralista që mban kjo tokëë e sidomos këta që shohin veprimet e mija me lupeë e i zmadhojne e i bëjnë Allahi na rujtë , veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo se unë s’bën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni knoq fare me këto morale qe s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a këshu i bleni shumë lirë", ka shkruar ajo.

U 'masakrua' në rrjet pas videos 'provokuese' në