I withdrew medical help, the woman burns the hospital
I vonuan ndihmën mjekësore, gruaja djeg spitalin

Një afërme e një pacienti të shtruar, i ka vënë flakën spitalit pasi po i vonohej ndihma mjekësore. Më shumë se 100 pacientë dhe punonjës të spitalit në Ishujt Kanare u evakuuan pas zjarrit të shkaktuar dhe fatmirësisht nuk ka patur viktima. Zjarri nxiti panik dhe njerëzit vrapnin të tmerruar jashtë ndërtesës. Shefi i shëndetësisë rajonale konfirmoi se 124 pacientët dhe 28 punonjës nuk kanë pësuar lëndime.
“Ajo që dimë është se dikush shkoi në polici dhe mori fajin për atë që ndodhi. Ky person ishte e afërmja e dikujt që po merrte trajtim", tha drejtori i shërbimit shëndetësor rajonal, Conrado Dominguez në një konferencë shtypi.
Policia ka arrestuar një grua si të dyshuar për zjarrvënien, veprim të cilin ajo e kishte bërë pasi të afërmit të saj po i vonohej ndihma mjekësore.
“Ata nuk u kujdesën për të afërmin dhe ajo mori një çakmak dhe një shishe oksigjeni dhe e ndezi atë”, tha një dëshmitar.