I'm a pistol with a gun, who is the police officer in Durrës
U vetëvra me pistoletë, ja kush është gruaja e policit në Durrës

Merita Hajdari është 47-vjeçarja që sipas policisë dyshohet se u vetëvra ditën e sotme në Durrës duke qëlluar veten me armë në kokë. Siç u bë e ditur 47-vjeçarja ishte bashkëshortja e efektivit të policisë së Durrësit Sherif Hajdari. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:20 dhe në shtëpi ndodheshin edhe familjarë të tjerë.
"Balkwan web" shkruan se të afërmit kanë dëgjuar çiftin Sherif dhe Merita Hajdari duke bërë sherr dhe kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.
“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, janë shprehur të afërmit e viktimës.
Bashkëshorti i 47-vjeçares është thirrur në komisariat ku po merret në pyetje ndërsa ekspertiza ka konkluduar se arma që ka përdorur Merita është e Sherifit.