In the nomination with Dagzi, Angel blames Trixa: I did not expect it from you
Në nominim me Dagzin, Einxhel ia hedh fajin Trixës: S'e prisja nga ty

Pasi realizoi me sukses misionin e Vëllait të madh, Trixa kishte sot një detyrë, të niste një zinxhir shpëtimesh. Ajo vendosi të shpëtonte Egzonën dhe në fund të zinxhirit mbetën Einxhel dhe Dagz.
Kjo gjë e mërziti pamasë Einxhelin, e cila nuk e priste që banorët t'i linin për fund ata të dy.
Pasi doli në oborr, duke biseduar me Beniadën, Einxhel tha se priste që Trixa ta shpëtonte atë ose Dagzin, pasi edhe ai e ka shpëtuar.
"Është mërzit Egzona dhe më ka ardh shumë keq për Egzonën, por kam pas hallin e Trixës. Dhe Dagzi ka pas hallin e Trixës. Që Trixa mos thoshte Dagzin, nuk e prisja. Mua mos ma thoshte kurrë, po Dagzin? Që ia tha emrin herën e kaluar. Të gjithë thatë çdo lloj emri përveç meje dhe Dagzit", tha Einxhel teksa Trixa ndodhej prezente, por zgjodhi të mos i përgjigjej.