17 Qershor 2023, 10:36

It was also passed by Luiz e Kiara, who is the former resident of BBV who gained the most followers on Instagram

Ja kaloi dhe Luizit e Kiarës, kush është ish-banori i BBV që fitoi më shumë ndjekës në Instagram

XING

Ja kaloi dhe Luizit e Kiarës, kush është ish-banori i BBV që

Big Brother VIP ka mbaruar, por të gjithë ish-banorët e shtëpisësë famshme janë ende në qendër të vëmendjes. Tashmë ata i janë krikthyer jetës normale dhe fansat e tyre janë kurioz të dijnë se çfarë bëjnë pas përfundimit të spektaklit, duke i ndjekur në rrjetet e tyre sociale. Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka treguar se cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë dhe kemi surpriza.

Luizi nuk po fiton më aq shumë ndjekës sa në fillim. As Kiara Tito, e cila mbante vendin e parë. Vendin e parë këtë javë e mban Elvis Pupa, i cili është rritur me plot 9 mijë ndjekës.

Në vend të dytë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka shtuar 6 mijë ndjekës.

Me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është Olta Gixhari. Nga 415 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 419 mijë.

Në vend të katërt renditet Efi Dhedhes me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 589 mijë ndjekës.

Luiz Ejlli vazhdon të bie me numrin e rritur të ndjekësve javë pas jave. Këtë herë ai ka shtuar vetëm 3 mijë ndjekës.

Në vend të gjashtë, Keisi Medini, e cila ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

Pas saj vjen Kiara Tito me 2 mijë ndjekës më shumë.

Teksa javën e kaluar Ronaldo Sharka kryesoi listën me më shumë ndjekës të shtuar në Instagram, këtë javë ai është në vend të tetë me vetëm 1 mijë ndjekës më shumë.

Gjithashtu dhe Krist Aliaj ka humbur 1 mijë ndjekës.

Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, e cila ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.