19 Gusht 2018, 14:46

It was said that he drowned in the sea, but the truth is that he died in Durrës tourist from America

U tha se u mbyt në det, por ja e vërteta si vdiq në Durrës turisti nga Amerika

XING

U tha se u mbyt në det, por ja e vërteta si vdiq në Durrës

Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës. Fillimisht u tha se Agur Isufi, 68 vjeç ishte mbytur në det, por policia ka sqaruar se ai ndodhej në breg kur i ka rënë të fikët dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Isufi ishte me origjinë nga Fieri dhe jetonte në Amerikë. Ai kishte ardhur pak ditë më parë për pushime.

Informacion paraprak

Më datë 19.08.2018, rreth orës 12:15, në lagjen Nr.13 Plazh, tek Shkëmbi i Kavajës, në  breg te detit i ka rënë të fikët shtetasit A.I. 68 vjeç, i cili rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.