Jonida Maliqi wins 2 awards in Eurovision, Albania ranks first in the polls
Jonida Maliqi fiton 2 çmime në Eurovision, Shqipëria renditet e para në votime

Po mbahet mbrëmjen e sotme finalja e "Eurovision" në Tel Aviv. Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi këndoi e dyta në rradhë. Jonida dha një performancë madhështore dhe e elektrizoi skenën e Eurovisionit.
Jonida qëndronte vokalisht në nivel tejet të lartë dhe performanca e saj shoqërohej me katër vokalist të tjerë.
Gjatë performancës, Jonida qëndroi në mes të një rrethizjarri.
Këngëtarja dukej si një mbretëreshë ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.
Jonida është vlerësuar si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.
Në sondazhin e hapur live për këngën fituese, Jonida është në vendin e parë.
Shqiptarët që jetojnë në vendet europiane mund ta votojnë Jonidën me kodin 02 kur votimet të hapen në mesnatë.