Jonida Vokshi makes a dream come true: We'll see it in Hollywood
Jonida Vokshi bën realitet ëndrrën: Do e shohim në Hollywood

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Jonida Vokshi ka zbuluar plot të pathëna dhe lajme të reja nga jeta e saj profesionale dhe private. Në aspektin profesional Jonida zbuloi se së shpejti do e shohim si aktore Hollywoodi pasi aktualisht është duke punuar me një produksion filmik të përmasave të mëdha.
Jonida preferoi të mos tregonte emra konkret pasi është ende në fazën e fundit të përzgjedhjes dhe kërkoi vetëm që t’i uroni fat.
“Jam në një fazë audicionesh. Jam në fazën e fundit të përzgjedhjes, jam shumë pranë një produksioni filmik të përmasave shumë të mëdha. Emra konkret nuk mund të them ende por më uroni fat sepse është produksion shumë i madh. E rëndësishme është që aktorët shqiptar dhe personazhet shqiptare të jenë sa më shumë pjesë e produksioneve që njihen përtej kufijve”, u shpreh Jonida.