'I have so long to endure', bad crack between Efit and Florjana, cause Bruno
'Kam kaq kohë që të duroj', plas keq mes Efit dhe Florjanës, shkak Bruno

Efi dhe Florjana janë përfshirë në një debat dhe Bora i pyeti nëse gjithçka lidhej me Brunon. Pasi Efi e kundërshtoi një gjë të tillë, nisi diskutimin me Brunon pasi tha se ishte ajo që dëshironte që të mos vijonte njohja mes tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Bora: A ka të bëjë me Brunon?
Efi: Për mua jo njëherë.
Florjana: Fare.
Efi: Po ti pse ke qejf ti japësh zë kësaj? Unë po të doja do të isha dhe për këtë të jesh e sigurt. Ka ikur muhabeti se kam dashur unë të iki.
Florjana: Jo nuk ke dashur ti.
Bruno: Meqë po bëjmë garë se kush ka dashur t’i iki muhabetit.
Efi: Jo, po ja shpjegoj Florjanës. Nëse do të doja dhe unë, ti nuk do të kishe dalë më me mua?
Bruno: Jo.
Efi: Mua më bëhet qejfi që të gjithë e dinë se je duke gënjyer.
Bruno: E kam thënë para se të futej Efi në këtë skenë që me stepin këto sjellje që flasin me ton të ashpër.
Efi: Çfarë pe ti këtu të ashpër?
Bruno: Ti ke folur gabim dhe reagon shumë rëndë. Në këtë pikë nuk pashë ndonjë ton të lartë.
Efi: Nuk ka takt fare.
Florjana: Unë nuk kam gjë, thjesht të është dukur ty. Përshtypjet e tua nuk më interesojnë fare.
Efi: Të të bëj një pyetje se kam kaq kohë që të duroj?
Florjana: Po dy pyetje.
Efi: Çfarë ka aty që t’i pe që duhet të reagosh në këtë mënyrë se nuk të intereson përshtypja ime. Nuk të thashë asgjë. Je shumë në rregull. Unë nuk kam asgjë me ty. Unë me gocat këtu nuk kam asgjë. Kam ardhur për çunat. Unë tregova që nuk më intereson.
Florjana: Nuk e tregove dhe po të them që përshtypjet e tua nuk më interesojnë, por e Bledit. Për çfarë ke kaq kohë që më duron?
Efi: Ke një gjë shumë të keqe. Nuk të jam drejtuar kurrë ty, kurse ti më kthehesh mua me një mllef sikur të kam bërë diçka.
Florjana: E ke keqkuptuar se nuk ka lidhje mllefi.
Efi: Ndoshta është toni jot i zërit.
Florjana: Vetëm unë që nuk kam ton të lartë zëri. As ne nuk kemi diçka me ty. Unë që kur kam ardhur këtu, ti je kthyer keq.