23 Qershor 2023, 11:28

'Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare', Elvana Gjata flet pas mbrëmjes magjike në Tiranë

'Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare', Elvana Gjata flet pas mbrëmjes magjike në Tiranë

XING

'Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare', Elvana Gjata flet

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata mbajti një koncert madhështor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Koncerti recital "Dekada" mblodhi në stadium mijëra njerëz teksa Elvana krijoi një super atmosferë. 

Pas koncertit, këngëtarja ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i falenderuar të gjithë për dashurinë e dhënë.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ja dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”, ka shkruar Elvana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)