Killed wife and daughter, Albanians tell why she committed macabre crime
Vrau gruan dhe vajzën, shqiptari rrëfen pse e kreu krimin makabër

Vrasja makabre e ndodhur pak ditë më parë në Kosovë, ku Pjetër Ndrecaj la të vdekur ish bashkëshorten e tij Valbona Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeç tronditi mbarë opinionin publik. Ditën e djeshme pasi 40-vjeçari pësoi shok u shtrua menjëherë në spital dhe mësohet se seanca është mbajtur ditën e sotme në spital.
Sipas ‘Kallxo.com’ është menduar që seanca të mbahet në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së të dyshuarit. Siç tregoi prokurori Agron Matjani vrasja nga ana e Ndrecaj ishte kryer me paramendim. Ai ka treguar se qëllimi i të pandehurit ka qenë që të pajtohet me ish gruan e tij, por ajo kishte refuzuar dhe për këtë arsye kreu vrasjen.
“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 ka shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta”, thuhet në kërkesën e prokurorit.