14 Qershor 2023, 20:02

Kledi Hysa speaks openly: This is how Evi made me for himself

Kledi Hysa flet hapur: Ja si më bëri Evi për vete

XING

Kledi Hysa flet hapur: Ja si më bëri Evi për vete

Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Fillimisht në rrjet nisën të qarkullonin foto të tyre nga vende të njëjta e më pas dyshja e konfirmuan për herë të parë në një intervistë për revistën "Who".

Së fundmi, Kledi ka dhënë një intervistë për “Natën me Aulonën” ku ka treguar se si e bëri Evi për vete. Ai është shprehur se Evi i jepte që në fillim pozitivitetin dhe pastërtinë miqësore që ai kërkonte.

“Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë  diçka për të dhënë", ka thënë Kledi.

Kledi Hysa flet hapur: Ja si më bëri Evi për vete