Korça / Hushe beats the woman for money, there is a calamity when the brother-in-law intervenes
Korçë/ Burri rreh gruan për para, ndodh gjëma kur ndërhyn kunati

Një 41-vjeçar në Korçë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes pasi ajo i ka kërkuar një shumë të vogël parash për të dërguar djalin në spital për kontroll mjekësor. Sipas të dhënave të policisë 41-vjeçari Andrea Potka është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes 37-vjeçare me iniciale V.P. 41-vjeçari ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit, 16-vjeçar pasi ky i fundit ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.
Situata është bërë akoma më e rëndë pasi Potka ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit. Këtë të fundit e ka telefonuar për ndihmë vajza 18-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës në fshatin Dërsnik, rreth 14 km larg qytetit të Korçës. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Andrea Potka.
Burimi: Panorama