Last news / I cut off the road, the car crashed to the pedestrian
Lajm i fundit/ I preu rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

XING
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku ka mbetur i vdekur një person. Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj i Ri. Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ai po kalonte rrugën. Përplasja ka rezultuar fatale pasi kalimtari i moshuar ka humbur jetën.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur ende. Ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale B.Q është shoqëruar në polici. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Balkanweb