9 Gusht 2018, 17:06

Latest news / Get out of the sea in serious condition, loses life in Lezha

Lajm i fundit/ E nxjerrin nga deti në gjendje të rëndë, humb jetën pushuesi në Lezhë

XING

Lajm i fundit/ E nxjerrin nga deti në gjendje të rëndë, humb

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë ku ndodhej me pushime. Shtetasi me inicialet E.J. 62 vjeç ka qenë duke u mbytur tek zona e quajtur Rana e Hedhin, por është nxjerrë nga uji gjallë. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Informacioni paraprak:


Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.