Latest news / Go to get bride, helicopter collapses in Korça (Video)
Lajm i fundit/ Shkojnë të marrin nusen, rrëzohet helikopteri në Korçë (Video)

XING
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës ku një helikopter është nisur për të marrë nusen. Siç bëhet e ditur mjeti fluturues privat ishte faturuar nga një i ri, për ta bërë më të bukur këtë ditë duke e marrë nusen me helikopter. Por në momentin kur do ulej, piloti ka humbur kontrollin dhe helikopteri është rrëzuar. Për fat të mirë helikopteri ka qenë në kuotë të ulët, përndryshe pasojat mund të kishin qenë fatale pasi ajo është zonë e banuar. Nuk raportohen persona të lënduar dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.