Latvia / Albanian die dying and injured 2 others after the mines blast
Letoni/ Vdes efektivja shqiptare dhe plagosen 2 të tjerë pas shpërthimit të minave

I gjithë publiku është tronditur ditën e sotme nga lajmi i hidhur se efektivja shqiptare e Forcave të Armatosura, Zerife Hasanaj e cila ishte pjesë e misionit të NATO-s ka humbur jetën në Letoni gjatë demontimit të minave.
Burime pranë ‘Panorama’ kanë konfirmuar lajmin se 27-vjeçarja e ka humbur jetën tragjikisht në Letoni dhe një efektiv tjetër shqiptar është në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër jashtë rrezikut për jetën. I plagosur rende ka mbetur Major Klodian Tanushi, ndërsa jashtë rrezikut për jetën ndodhet Rreshter Julian KAPAJ.
Vdekja e saj ka tronditur mbarë opinionin publik dhe shumë personalitete të njohur kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.
“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni”- theksohet me mesazhin e kreut te shtetit.
Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruar: Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.