Like bad luck / Called a whore, Jensila Pere makes Linda Rein for a Lotto
Plas keq sherri/ E quajti kurvë, Xhensila Pere e bën për një lek Linda Rein

Ditën e sotme ka plasur sherri mes ish-banores së Big Brother, Xhensila Peres dhe Linda Reit. Në një status në Instastory ku kishte publikuar foton e Xhensilës të shkëputur nga një videoklip, Linda shkruante:
"Po vazhdojmë ta ndjekim që të shohim 3 aktorë porno në skenë me ty".
Në një tjetër video të publikuar në Instagram, Linda e quajti Xhensilën kurvë.
Ish-banorja e Big Brother nuk ka duruar më dhe nëpërmjet një statusi në Instastory i është kthyer Lindës:
"E dashur Linda Rei. Po të shkruaj me keqardhje, duke parë se deri ku arrin ligësia dhe urrejtja jote. Është e frikshme dhe e tmerrshme mënyra se si i urren femrat edhe pse ke shpenzuar për të qenë e tillë. Nuk është faji im që Zoti mendoi për ty këtë jetë, por të paktën përpiqu ta shkruash pak vetë fatin tënd. Por jo kështu, jo duke u përpjekur të fundosësh të tjerët sepse e dashur, ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.
Portalet do mbarojnë punë me ty, aq sa të marrin ato klikimet, u shfrytëzove aq sa u rrit shikueshmëria por aq e pate, aq ishte. E tani? Tani do merresh me 'Xhensilat'. Gabim Linda! Nuk fitohet vëmendja kështu, duke treguar se sa e ulët je, çfarë fjalori ke por futju punës, jo "punës" që di, por investo tek vetja!
Ndjej keqardhje për ty, asgjë më shumë, sepse e di që disa lloj ndjesish janë të lindura dhe nuk blihen apo fitohen. Nuk pres asgjë tjetër nga ti përveç urrejtjes. Më vjen keq që s'mund të jesh dot kurrë ajo që pretendon!"- e ka mbyllur Xhensila.
Sakaq, pas mesazhit të Xhensilës, edhe Linda ka reaguar me një tjetër postim në Instastory.
"Më dërguan hartimin e qyqes në inbox por vdeksha në këtë sekond që s'e kam lexuar. Më plasi mua çfarë ka shkruar ajo. Unë atë që kisha për të thënë e thashë, s'më interesojnë replikimet.
Nuk i interesojnë luanit çfarë mendojnë pulat apo delet, apo dhitë, apo s'e di. S'ka gjë, e kuptuat çfarë desha të them."- ka shkruar transgjinorja.