Living with his mother, Castro Zizo recounts the delicate relationship with her son
Jeton me të ëmën, Kastro Zizo rrëfen marrëdhënien delikate me të birin

Jo rrallëherë Kastro Zizo ka folur për dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin, që i ka nga marrëdhëniet e mëparshme dhe tashmë të gjithë e dinë që fëmijët jetojnë me nënat përkatëse.
Së fundmi, në një intervistë për 'Panorama plus', Kastro ka rrëfyer marrëdhënien e veçantë dhe delikate me të birin, Dankanin, i cili është 12-vjeç.
“Është e vërtetë që Dankan më është kthyer në një shok të mirë. Unë gjithmonë kam qenë me parimin që raporti prind-fëmijë nuk duhet të kalojë caqet apo të arrijë në nivelin e shokëve të ngushtë, në të kundërt shokët e ngushtë s’do të ekzistonin.
Marrëdhënia ime me Dankanin është ndonjëherë shumë delikate, duke qenë se ai për pak futet në adoleshencë. Kështu, shpesh unë rrëmbehem nga impulsiviteti im dhe harroj që dje, unë isha si ai. Me rëndësi është fakti që kuptohemi dhe duhemi shumë.
"Është ende herët që unë t’i bëj biseda femrash, megjithatë e ngacmoj nga pak. Ai i ngjan babit dhe marrëdhëniet do t’i ndërtojë vetë pa ndihmën e plakut."- është shprehur Kastro.