Losing control, driving a 20-year-old car to a foreign home, injures 3 people
Humb kontrollin, shoferja 20-vjeçare fut makinën në shtëpinë e huaj, plagos 3 persona

Një shofere 20-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një banesë duke plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallë Krujë ku shtetasja me iniciale H.Z pasi ka humbur kontrollin e makinës ka dalë nga rruga e fshatit dhe ka përfunduar në një banesë ku ka përplasur të zotin dhe dy pasagjerë adoleshent që udhëtonin me të. Këta të fundit ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 08. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen H. Z., vjeçe 20, banuese në Fushë Krujë, pasi rreth orës 18:30, në fshatin Zallë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Porsche”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në banesën e shtetasit Xh. B., si pasojë është dëmtuar Xh. B., dhe pasagjerët M. Z. dhe G. Z., vjeç 61, 17 e 18, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.