Lushnjë / Lives with the camera, 7-year-old with asthma cut off electricity
Lushnjë/ Jeton me aparat, 7-vjeçares me astmë i ndërpresin energjinë elektrike

XING
7-vjeçarja nga fshati Lekaj i Lushnjes, Stela Dervishi, vuan nga astma kronike dhe përdor gjithmonë një aparat që ja lehtëson frymëmarrjen.
Mirëpo prej 10 ditësh, të miturës ja kanë hequr mundësinë për të marrë frymë, pasi i kanë ndërprerë energjinë elektike me të cilën punon aparati.
Familja e saj jeton në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe nuk kanë mundësi të paguajnë dritat. Nëna e Stelës i kërkon ndihmë të gjithëve për të rilidhur energjinë elektrike dhe për t'i dhënë frymë vajzës së saj, e cila ditën e fundit ka shfaqur mjaft probleme me frymëmarrjen.