Majlinda Bregu as a housewife, the girl takes the picture and has two words for her
Majlinda Bregu si shtëpiake, vajza i nxjerr foton dhe ka dy fjalë për të

Dita e sotme është një ditë e veçantë për ish deputeten Majlinda Bregu, e cila feston ditëlindjen dhe mbush plot 44 vjeç. Këtë gjë e ka bërë të ditur vajza e saj Kejda, e cila në profilin e saj në Instastory ka publikuar një foto shumë të vjetër të Bregut.
Në të Majlinda shfaqet shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. Ajo është e veshur me një përparëse dhe duke shërbyer ushqim në pjatat e vendosura në tavolinë.
Siç shihet dhe nga kjo foto ish deputetja e njohur shfaqet shumë e lumtur duke qeshur dhe për këtë arsye vajza e saj vendosi që ta ndante me miqtë bashkëngjitur me një urim special për ditëlindjen e saj.
“Ditëlindjet më të lumtura për mamin tim të bukur”, – ka shkruar Kejda mbi foto, që me shumë siguri do e ketë emocionuar pa masë ish deputeten.