Mallakastër / Conflict for property, axillary battles between the boys of the house
Mallakastër/ Konflikte për pronën, kërcet sëpata mes djemve të shtëpisë

Në fshatin Çorrush të Mallakastrës ka nisur një konflikt për pronën mes djemve të shtëpisë, i cili ka degraduar në dhunë e më pas goditje me sëpatë, ku djali i të dëmtuarit ka dashur të marrë hak, duke tentuar të vrasë djalin e xhaxhait me sëpatë.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.
Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:
•Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
•Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:
•Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.