25 Gusht 2018, 14:33

Mallakastra / 'Dora bleeds blood', the father of four children shows how he beat the cousin with the ax

Mallakastër/ 'Dora kullonte gjak', babai i 4 fëmijëve tregon si e rrahu kushëriri me sëpatë

XING

Mallakastër/ 'Dora kullonte gjak', babai i 4 fëmijëve

Në fshatin Çorrush të Mallakastrës ka nisur një konflikt për pronën mes djemve të shtëpisë, i cili ka degraduar në dhunë e më pas goditje me sëpatë, ku djali i të dëmtuarit ka dashur të marrë hak, duke tentuar të vrasë djalin e xhaxhait me sëpatë. 

Mallakastër/ 'Dora kullonte gjak', babai i 4 fëmijëve

Gjithçka ka ndodhur për 100 metër tokë të mjellë me ullinj. Sokol Lalaj i cili mbeti i plagosur nga sulmi me sëpatë i kushëririt të tij, është shprehur në një intervistë për 'Ballkanweb':

Mallakastër/ 'Dora kullonte gjak', babai i 4 fëmijëve

"Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain. Bëra denoncimin tek policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dal lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë. Djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende, këtu. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit por policia ishte afër 10-20 metër."

Mallakastër/ 'Dora kullonte gjak', babai i 4 fëmijëve

"Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie pastaj më sollën në Fier. Mi kanë qepur plagët."- ka përfunduar ai.