Marry secretly Armina Mevlani and Shkëlzen Berisha
Martohen në fshehtësi Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

XING
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mbeten një nga çiftet më të pëlqyer e për të cilët publiku ka gjithnjë interes të dijë më shumë. Prej kohësh Armina është pyetur vazhdimisht se kur ajo dhe Shkëlzeni kanë menduar të martohen dhe në muajin maj të këtij viti, fashion bloggerja bukuroshe tregoi se martesa ishte në plan të afërt dhe se ka filluar të merrej me detajet e para.
Mirëpo pa kuptuar, Armina dhe Shkëlzeni qenkan martuar në fshehtësi. Këtë ka lënë të kuptohet Armina me postimin e saj të fundit në Instastory. "Do martohesh me mua?", e pyet një fans. "Je vonë", ja kthen Armina duke treguar kështu se është tashmë e martuar.