Massacre in Vlora / Identifies 8 victims, including a 6 year old
Masakra në Vlorë/ Identifikohen 8 viktimat, mes tyre një 6 vjeçar

XING
Janë identifikuar tetë personat që u vranë ditën e sotme në fshatin Resulaj të Vlorës nga 24-vjeçari Ridvan Zykaj i cili qëlloi me breshëri në drejtim të tyre. 8 viktimat janë nga e njëjta familje, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje ka qenë kushëriri i tyre.
Viktimat janë shtetasit: Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Berije Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec).
Shkak i ngjarjes ka qenë ushqimi për pulat. Pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet. I riu i ka qëlluar duke kryer masakrën.