19 Maj 2019, 10:35

Mc Kresha scolds as he talks about the war in Kosovo: I walked for two weeks

Mc Kresha përlotet teksa flet për luftën në Kosovë: 2 javë kam ecur me këmbë

XING

Mc Kresha përlotet teksa flet për luftën në Kosovë: 2

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" është folur për masakrën e suharekës në të cilën mbetën të vdekur 50 anëtar të familjes Berisha. I ftuar në studio ishte i vetmi i mbijetuar i familjes, Gramozi i cili u surprizua nga reperi i njohur Mc Kresha.

Mc Kresha përlotet teksa flet për luftën në Kosovë: 2

Mc Kresha është pyetur në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe ka prekur publikun teksa ka treguar edhe vuajtjet që ai ka kaluar në kohën e luftës.

Mc Kresha përlotet teksa flet për luftën në Kosovë: 2

“Njoh shumë histori të shumë masakrave të ndryshme. Unë gjatë Luftës së Kosovës kam qenë 13- 14 vjeç. Unë kam ecur në këmbë prej Mitrovicës në Pejë, me gjysmë milioni shqiptarë të tjerë. Kam patur fatin të hipi në një kamion në Pejë për të vazhduar në Prizren. Atë natë kur kam mbërritur ka qenë data 15- 16 prill e vitit ’99. Kam mbërritur në Kukës. Pjesa tjetër e familjes sime sapo ka mbërritur në Shqipëri, është mbyllur kufiri dhe i është dashur të kthehet ne Kosovë. Domethënë familja ime ka bërë në këmbë rreth 300- 400 kilometra për dy javë nëpër territorin e Kosovës.” , ka treguar ai.

Mc Kresha përlotet teksa flet për luftën në Kosovë: 2

Po ashtu ka rrëfyer se vuajtjet dhe masakra e familjes Berisha është e ngjashme me atë të kushërirës së tij.

"Është zhdukur e tëra me familjen e saj, është vrarë me gjashtë fëmijët e saj, më i madhi ka qenë 18 vjeç e më i vogli 6 muajsh. Ky është një kujtim i hidhur që na sjell në mendje çfarë kemi hequr para 20 viteve, sepse nuk është larg, nuk është një gjeneratë e plotë. Këto janë plagë që kanë luajtur dhe luajnë shumë rol edhe 20 vite pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash." , ka treguar Kresha.