With fists and insults, the most sensational quarrels of famous Albanian characters in 2021
Me grushta e ofendime, sherret më të bujshme të personazheve të njohur shqiptar në 2021

Vitit 2021 po i vjen fundi e për këtë arsye vendosëm të rikthehemi në retrospektivë për të rikujtuar disa nga sherret më të bujshme që kanë ndodhur gjatë këtij viti dhe kanë qenë jo të pakta. Shumica prej tyre kanë ndodhur mes konkurrentëve të “Përputhen”, të cilët tashmë kanë marrë një vëmendje shumë të madhe duke u bërë menjëherë pjesë e shoëbizit.
Një nga sherret më të bujshëm të “Përputhen” ka qenë ai mes Erit dhe Dorit. Sherri nisi me një koment banal për shkak të mjekrës. Pas pyetjes që i bëri Antonela se sa vjeç është pasi nuk ka lesh në fytyrë, Dori tha nuk e koncpeton dot ne shekullin 21 njerëz me qime, gjë që ka acaruar konkurrentët veçanerisht Erin. Sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.
Një tjetër sherr në përmasa të tilla ishte edhe mes Fationit dhe Erisit. Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën. Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë. Në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik, teksa transmetimi u ndërpre.
Situata të tilla kanë ndodhur dhe në “Përputhen +40”. Në një prej puntatave Lindita akuzoi Çimin se e ka përdorur, ndërsa konkurrentes iu kundërvu Olti, një nga djemtë me të cilët ajo ka pasur takime për njohje. Olti tha se ka qenë ajo që ka përdorur meshkujt. Kjo deklaratë solli irritimin e Linditës, e cila humbi vetëkontrollin dhe e kapi për fyti Oltin, teksa e quajti plehrë.
As “Kënga Magjike” nuk kaloi pa sherr këtë vit. Gjithçka nisi kur gazetarja Kozeta Kurti, e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë së "Këngës Magjike", postoi një status ku jepte opinionin e saj për festivalin dhe ndër të tjera ndaloi tek Alban Ramosaj duke shkruar se këngëtari nuk e mbrojti materialin e tij. "Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti.", shkruante ndër të tjera Kozeta.
Pas statusit të saj, Flori reagoi me një postim i revoltuar ku shprehej se Kozeta e ka bërë këtë shkrim e nxituar nga mllefi. Kantautori nuk u ndal me kaq dhe nisi një sfidë ku përmes një filteri disa këngëtarë e personazhe të njohur shfaqeshin me vetulla të shtuara në pamjen e tyre si ironi ndaj termit “Sylesh” që Kozeta Kurti kishte përdorur në shkrimin e saj.
Një tjetër sherr që u komentua shumë ishte ai mes Sindit dhe Julit. Gjatë një puntate Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse ishte si vaj Borshi, ekstra i virgjër. Mirëpo Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment, madje ju kthye shumë ashpër konkurrentit. Ajo e cilësoi shprehjen e tij si shumë seksiste dhe shpërtheu në të bërtitura kundër Julianit.
“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.
Madje ajo kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”. Debati mes tyre vijoi gjatë aq sa të dy u pezulluan nga programi.
Sherre të dhunshme ka pasur edhe me konkurrentët e sezonit të ri të “Përputhen”. Në një prej puntatave pati një përplasje të ashpër mes Mikelës dhe Jurgenit, i cili i tha se “shkon për 5 mijë lekë”. Pas përfundimit të transmetimit, debati mes tyre vijoi edhe në prapaskenë kur situata agravoi dhe Mikela goditi me shuplakë Jurgenin.
I rëndë ishte dhe sherri mes Alvisës dhe Hysenit, me të cilin kishte patur një histori dashurie. Hyseni dhe Alvisa ishin ndarë, por ai akuzoi konkurrenten live në emision se ata ishin rilidhur gjatë programit e që ajo e kishte tradhtuar me Bashkimin. Alvisa i mohoi këto dhe bëri deklaratën tronditëse se Hyseni e kishte dhunuar.
Kohët e fundit edhe dy këngëtarët e hitit “Të ka lali shpirt” janë futur në sherr, një sherr që ka nisur për fitimet në Youtube të këngës “Të ka lali shpirt”. Mandi akuzoi Silvën se ka vjedhur lekët e fitimeve të këngës. Këngëtarja reagoi e përlotur duke nxjerrë kontratën e duke treguar se ajo merr vetëm 10% të fitimeve të këngës. Sherri akoma nuk është shuar pasi Mandi i Nishtullës lëshon akuza të forta ndaj bashkëshortit të Silvës, Dafit se i ka kërcënuar vajzat e tij.
Sherre kanë ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, por ai më i komentuari ka qenë mes Fifit dhe Semit. Të dyja vajzat u zinë për një shkop. Fifi gjatë një loje që kishte bërë me Monikën, sillej me shkop nëpër shtëpi, gjë që e shqetësoi Semin. Sherri mes tyre agravoi në tone të larta dhe Semi në spektaklin live shpërtheu në lot.
Gjithashtu edhe në spektaklin “Love Story” kanë ndodhur sherre të tilla. Por këtë herë mes dy opinionistëve, Bleona Qerretit dhe Robert Aliajt. Debati nisi kur Roberi u shpreh se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah (referuar Bleonës dhe Jerinës) dhe se Bleona jeton akoma me prindërit. Kjo nuk u prit mirë nga Bleona dhe debati mes tyre agravoi deri në ofendime. “Ore ti qenke idiot! Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?! Kush të jep ty të drejtë të më gjykosh mua? Unë mamin dhe babin do i mbaj deri në ditën që do vdes dhe nuk më ndalon mua. Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!”, i tha Bleona Robertit. Gjatë debatit Bleona u ngrit në këmbë duke i thënë Robertit "Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve. Mbylle!".