Xing Awards: Vote the Albanian of 2021
Çmimet Xing: Votoni shqiptarin e vitit 2021

"Xing.al" edhe këtë vit shpall Personazhin e vitit. Në sondazh marrin pjesë njerëz të njohur që kanë dhënë një kontribut social, një mesazh të fuqishëm, kanë promovuar Shqipërinë ose kanë qenë në vëmendje të mediave për një kohë të gjatë. Pjesë e sondazhit janë:
Arjan Sala - Roja i qendrës tregtare në Tiranë që shpëtoi nga flakët 25 kolegët e tij, por vetë nuk arriti të dilte dhe u gjet i pajetë tre ditë më pas. 32-vjeçari u shpall “Dëshmor i Kombit”.
Klodian Elqeni - I riu që u kthye në hero me aktin e tij më 25 prill duke parandaluar një tragjedi të vërtetë në sheshin “Skënderbej”, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve. 22-vjeccari me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Klodiani u nderua me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Florian Marku – Boksieri i bëri të gjithë shqiptarët krenarë duke u shpallur kampion bote në boks. Marku e arriti këtë sukses në ndeshjen me ukrainasin Maxim Prodan në “Tottenham Hotsupur Stadium” në Londër.
Dua Lipa – Këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri histori këtë vit. Ajo është e para artiste që prej 35 javësh ishte në top 10-shen e renditjes botërore të 100 këngëve më të mira. Dua e arriti këtë sukses me këngën “Levitating”. Dua u shpall gjithashtu artistja më dëgjuar në Spotify. Pa harruar që këngëtarja këtë vit fitoi disa çmime si “Grammy” për albumin më të mirë pop, “Artistja ndërkombëtare e vitit” në NRJ Music Awards, “Artistja më e mirë britanike” në Brit Awards, “Artistja femër e vitit” në iHeart Radio etj.
Gjon’s Tears – Artisti shqiptar ka qenë gjithashtu një nga personazhet që pati shumë arritje këtë vit. Gjon Muharremaj fitoi vendin e tretë në Eurovision dhe ndonëse nuk përfaqësoi Shqipërinë nuk harroi të bënte shqiponjën duke shkaktuar shumë zhurmë me veprimin e tij. Gjon fitoi edhe çmimin Artisti më i mirë zvicerian në MTV EMA Awards.
Pjesë e sondazhit janë edhe politikanë të cilët kanë qenë në vëmendje të mediave gjatë këtij viti si Edi Rama, i cili u shpall kryeministër për herë të tretë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Sali Berisha e Lulzim Basha që së fundmi janë përfshirë në një betejë politike brenda opozitës.