24 Dhjetor 2021, 18:07

Xing Awards: Vote for the VIP who dominated showbiz this year

Çmimet Xing: Votoni VIP-in që dominoi showbizin këtë vit

XING

Çmimet Xing: Votoni VIP-in që dominoi showbizin këtë vit

Pjesë e çmimeve "Xing" këtë vit janë edhe personazhet që me historinë, veprimet apo skandale bënë bujë gjatë 2021-shit. Në sondazh marrin pjesë personazhe si Tea, Andi, Bearti të cilët u bënë të njohur nga "Përputhen" dhe mes tyre u formua një trekëndësh dashurie që ngjalli shumë debate. Tea doli nga emisioni e përputhur me Andin, por pak më vonë u zbulua se ajo kishte nisur një histori dashurie me Beartin.

Bora, Donaldi dhe Beatrixa janë tre personazhe të tjerë që janë pjesë e këtij sondazhi, për të njëjtën arsye. Donaldi krijoi një trekëndësh dashurie me dy vajzat duke qenë se të gjithë menduan se ai u pajtua me Borën e nga ana tjetër aktori nisi një marrëdhënie me Beatrixën brenda shtëpisë së "Big Brother".

Fifi, këngëtarja e njohur është pjesë e këtij sondazhi pasi ka qenë në vëmendje të mediave gjatë qëndrimit në "Big Brother", si për historinë me Granitin, edhe për momentin kur humbi ndjenjat në transmetim live. 

Alvisa është një tjetër personazh që u bë e njohur nga "Përputhen" dhe që për disa javë ishte konkurrentja më e komentuar pasi në një prej puntatave prime ish-partneri e akuzoi për tradhti ndërsa ajo deklaroi se ishte dhunuar.

Poll