26 Qershor 2023, 01:05

Mot i paqëndrueshëm, ja si do mbyllet java e fundit e qershorit

Mot i paqëndrueshëm, ja si do mbyllet java e fundit e qershorit

XING

Mot i paqëndrueshëm, ja si do mbyllet java e fundit e qershorit

10 ditët e fundit të qershorit janë karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm më reshje të dendura, përmbytje, breshër si dhe temperatura përvëluese. Por si do të mbyllet Qershori dhe si parashikohet të nisë Korriku?

“Vijojnë reshjet e pakta dhe afatshkurtra edhe pasdite, kryesisht në zonat lindore. Ndërsa nga e hëna deri të premten me datë 30 qershor, moti do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por reshje të pakta gjatë pasditeve dhe vetëm në zona te izoluara. Temperaturat sot kane shënuar nga 13 në 32°C, ndërsa priten luhatje krejt të lehta për javën që vjen.

Minimumi në rang vendi do të qëndrojë në 13°C ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 34°C. Edhe vendet fqinje paraqesin të njëjtën tablo sinoptike me reshje të pakta. Po ashtu temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë dhe graduale ku në Kosovë maksimalja do të jetë 30°C, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Malin e Zi maksimumi do të luhatet në 32-33°C”, tha Hakil Osmani-Meteoalb.

Java e fundit e Qershorit do të mbyllet me temperatura lehtësisht mbi normalet.

Burimi: Top Channel