Music in Mourning: The great singer divides life
Muzika në zi: Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e hiteve "Respect" dhe "Chain of Fools", mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare. Franklin vdiq në orën 9:50 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Detroit, rrethuar nga familja dhe miqtë, sipas një deklarate në emër të familjes së Franklin nga publicisti i saj i vjetër Gwendolyn Quinn. Franklin u nda nga jeta për shkak të kancerit pankreatik të avancuar të tipit neuroendokrin thuhet në deklaratën e familjes.
"Në një nga momentet më të errëta të jetës sonë, ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrën tonë, ne kemi humbur shtyllën e familjes sonë, dashurinë që ajo kishte për fëmijët e saj, nipërit e mbesat, nipërit dhe kushërinjtë nuk dinin kufij. Faleminderit për dhembshurinë tuaj dhe lutjet. Ne e kemi ndier dashurinë tuaj për Aretën, kjo na sjell rehati dhe dimë se trashëgimia e saj muzikore do të vazhdojë të jetojë. Kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë", tha familja e Franklinit.