Music in Mourning: The legacy of Italian music is shared by life
Muzika në zi: Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane

XING
Këngët "Borghesia", "Anna di Francia", "Io ti racconto", ju kujtojnë menjëherë një nga kantautorët simbol të skenës italiane të viteve 70’ Claudio Lolli. Ai u nda sot nga jeta në moshën 68-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë, bëjnë të ditur mediat italiane.
Lolli ishte djali i një tjetër legjende të muzikës italiane, Francesco Guccini. Ai ishte kantautor, poet, shkrimtar. Ai filloi karrierën e tij si shkrimtar në fillim të viteve 1980 dhe shkroi pesë romane në 20 vjet. "Antipatici antipodi", puna e tij e parë të cilën Lolli filloi ta shkruante në vitin 1972, u botua në vitin 1997. Kantautori fitoi në vitin 2017 fitoi çmimin "Targa Tenco" në kategorinë "Albumi më i mirë i vitit" me albumin e tij "Il grande freddo".