10 Qershor 2023, 23:36

'My parents almost lost me', Arbër Hajdari confesses his struggle with death

'Prindërit gati sa nuk më humbën', Arbër Hajdari rrëfen luftën e tij me vdekjen

XING

'Prindërit gati sa nuk më humbën', Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ishte sot i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku mes të tjerash u ndal te një moment shume i vështirë nga fëmijëria e tij. 

Ai tha se ka pasur një infeksion i cili për pak i ka marrë jetën. Arbri tregoi se mjekët i kishin humbur shpresat.

“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës", tregoi Arbri.