11 Qershor 2023, 16:47

'My parents had an accident, I was working to take the burden off the family', Xhoda tells about her childhood like never before

'Prindërit pësuan aksident, punoja t'i hiqja barrën familjes', Xhoda rrëfehet si asnjëherë më parë për fëmijërinë

XING

'Prindërit pësuan aksident, punoja t'i hiqja barrën

Aktori i humorit, Irgen Çela i njohur edhe si Xhoda ka rrëfyer si kurrë më parë periudhën më të vështirë nga fëmijëria e tij, i ftuar në "S'e luan topi".

Xhoda ka treguar periudhën kur prindërit janë përfshirë në një aksident dhe babit të tij i është dashur që të kalojë sfida me shëndetin.

"Mami ka qenë mësuesja ime e parë dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zyshë. Jam fëmijë i vetëm. Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe. Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh. Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor. Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes", tregoi Xhoda.