20 Qershor 2023, 01:23

'Në kuadër të dashurisë', zbulohet skenari i filmit të Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit

'Në kuadër të dashurisë', zbulohet skenari i filmit të Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit

XING

'Në kuadër të dashurisë', zbulohet skenari i

Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film ku në role kryesore do të jenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

'Në kuadër të dashurisë', zbulohet skenari i