Nevina Pilar speaks for the first time on leaving 'Not Just Fashionable'
Nevina Shtylla flet për herë të parë për largimin nga 'Jo vetëm modë'

XING
Që pas largimit të Floriana Garos, për një sezon të tërë, emisionin "Jo vetëm modë" e ka prezantuar Nevina Shtylla e cila na ka shoqëruar çdo të shtunë pasdite në TV Klan. Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Nevinën nuk do ta shohim në sezonin e ri të "Jo vetëm modë" që nis në shtator.
Mirëpo e kontaktuar nga "Iconstyle", lidhur me këtë lajm Nevina u shpreh se nuk do të largohet nga "TV Klan". Megjithatë moderatorja e la në pikëpyetje fatin e "Jo vetëm modë".
"Unë vijoj të jem pjesë e televizionit ‘Klan’, por përsa i përket emisionit, do të ketë gjëra të reja për të cilat nuk mund të flas ende", është shprehur Nevina.